Ndërlidhjet

logo-print

Franca nënshkroi shitjen e katër luftanijeve Rusisë


Zyra e presidentit francez Nikola Sarkozi, tha se Franca ka nënshkruar marrëveshjen për t'i shitur katër luftanije "Mistral" Rusisë, dy nga të cilat do të ndërtohen në Rusi.

Njoftimi u bë në kohën kur Sarkozi po e vizitonte limanin në portin Saint-Nazaire, ku do të ndërtohen luftanijet.

Franca negocion me Rusinë prej vitit 2009 për t'i shiztur Moskës luftanijet "Mistral", të cilat janë në gjendje të mbajnë tanke dhe helikopterë, ndërsa kushtojnë rreth 500 milionë euro.

"Mistral" mund të mbajë 16 helikopterë, katër amfibie, 13 tanke lufte, rreth 100 automjete tjera dhe 450 trupa.
XS
SM
MD
LG