Ndërlidhjet

Beograd: 240 vjet burg për vrasjen e tifozit francez



Gjykata e lartë në Beograd i dënoi katër organizatorët e grupit, i cili e rrahu për vdekje tifozin francez Brik Taton me burg prej 30 deri 35 vjet, ndërsa tetë të akuzuarit tjerë me dënime prej 12 deri 14 vjet burg.

Dy nga të akuzuarit u dënuan me katër, përkatësisht pesë vjet burg për shkak të sjelljes së dhunshme.

Dënimi i përgjithshëm i të akuzuarve arrin në 240 vjet burg.

Nga katër të akuzuarit kryesorë, Gjorgje Preliq u dënua me 35 vjet burg, Dejan Puzigaça me 32 vjet, ndërsa Ivan Grkoviq dhe Lubomir Markoviq me nga 30 vjet burg. Dy të parët janë në arrati.
XS
SM
MD
LG