Ndërlidhjet

Filmi "Fjalimi i Mbretit" ka 12 nominime për Oskar



Akademia amerikane e filmit i ka shpallur sot kandidatët e sivjemë për çmimet Oskar.

Më së shumti nominim, 12, ka filmi britanik "Fjalimi i Mbretit". Përveç nominimit për film më të mirë, Kolin Firth, i cili e luan mbretin Xhorxh, është nominuar për aktor më të mirë.

Në filmin e njëjtë, Helena Bohnam Karter është nominuar për rolin më të mirë dytësor.

Ndër aktorët tjerë që janë nominuar për çmimin Oskar janë Xhef Brixhis, Havier Purdon, Nikol Kidman dhe Natali Portman.

Ndarja e çmimeve Oskar do të bëhet në 27 shkurt në Los Anxheles.
XS
SM
MD
LG