Ndërlidhjet

Gashi: Rezolutës do t'i ndryshohet emri


Projekt-rezolutës së paraqitur nga raportuesi i Këshillit të Evropës Dik Marti duket se do t’i ndryshohet emri.

Kjo bëhet e ditur nga njëri nga anëtarët e delegacionit kosovar, anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Ibrahim Gashi.

Ai i tha Radios Evropa e Lirë se nga një sërë amendamentesh të propozuara nga Shqipëria, vetëm njëri duket se ka kaluar, ai që i ndryshon emrin draft-rezolutës.

“Është modifikuar titulli i draftrezolutës dhe tash është “Hetimet lidhur me dyshimet për trajtimin johuman dhe trafikim organesh”. Fryma paragjykuese dhe 'konstatimet' në draftrezolutë me këtë formulim të titullit zbresin në nivel të dyshimeve".

"Bëhet thirrje për hetimin për të vërtetuar këto dyshime”, tha Gashi, i cili është pjesë e delegacionit kosovar, të cilit, me gjithë kërkesat nuk iu lejua që të marrë pjesë aktive në asamblenë parlamentare të KE-së.
XS
SM
MD
LG