Ndërlidhjet

logo-print

Duma ruse miraton traktatin për armët bërthamore



Marrëveshja e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për armatimin bërthamor e ka marrë sot mbështetjen përfundimtare nga Duma, dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë.

Duma shtetërore votoi 350-96 në favor të traktatit, i cili tash do të shkojë për miratim në dhomën tjetër të parlamentit.

Traktati i ri për Reduktimin e Armatimit Bërthamor (START), i obligon të dyja palët që brenda shtatë vjetëve t'i zvoglojnë kokat bërthamore deri në 1.550, apo në 30 % të nivelit që ishte parashikuar me traktatin e vitit 1991, i cili skadoi në dhjetor, 2009.

Senati në SHBA i miratoi masat në dhjetor 2010.
XS
SM
MD
LG