Ndërlidhjet

Mekejn dënon marrëveshjen mes Francës dhe Rusisë


Senatori republikan, Xhon Mekejn, e ka dënuar ashpër marrëveshjen për luftanije ndërmjet Francës dhe Rusisë, duke e quajtur atë "kërcënim për disa nga miqtë e Amerikës dhe aleatët e NATO-s".

Parisi ka nënshkruar të martën kontratën për t'i shitur katër luftanije "Mistral" Moskës, dy nga të cilat do të ndërtohen në Rusi.

"Jam i shqetësuar se ky vendim, brenda NATO-s, mund të krijojë një precedent të shitjes së armëve të avancuara Qeverisë ruse", ka thënë Mekein.

Njoftimi për marrëveshjen u bë në kohën kur presidenti francez, Nikola Sarkozi, po e vizitonte limanin në portin Saint-Nazaire, ku do të ndërtohen luftanijet.
XS
SM
MD
LG