Ndërlidhjet

Egjiptianët kundër sundimit të Mubarakut


Mijëra egjiptianë kanë protestuar, duke kërkuar fundin e sundimit 30-vjeçar të presidentit Hosni Mubarak. Ata janë përleshur me policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe vrushkuj uji kundër protestuesve.

Rreth 20,000 persona të tubuar nga shumë qytete në Kajro, brohorisnin "Tunizi, Tunizi".

Egjiptianët kanë të njëjtat ankesa që çuan dhe tuzianët në rrugë: rritjen e çmimeve të ushqimit, varfërinë dhe sundimin autoritar.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara besojnë se "Qeveria e Egjiptit është e qëndrueshme".

"Vlerësimi ynë është se Qeveria egjiptiane është e qëndrueshme dhe është në kërkim të mënyrave për t'iu përgjigjur nevojave legjitime dhe interesave të popullit egjiptian", ka thënë Klinton.

Egjipti është një nga aleatët më të vendosur të Uashingtonit në Lindjen e Mesme dhe një nga përfituesit kryesorë të ndihmës amerikane.
XS
SM
MD
LG