Ndërlidhjet

logo-print

Obama fokusohet në zhvillimet e brendshme



Presidenti amerikan, Barak Obama, në fjalimin vjetor drejtuar kombit ka bërë thirrje që vendi të investojë më shumë në kërkime, arsim dhe në infrastrukturë në mënyrë që ekonomia më e madhe e botës të jetë më konkurruese në treg.

Në fjalimin e tij para Kongresit Obama tha se vendi përballet me momentin që lehtësisht mund të quhet "sputnik", duke iu referuar garës së hapësirës me Bashkimin Sovjetik në vitet '50-të.

Obama këmbënguli që Amerika të investojë më shumë në burimet alternative të energjisë, përfshi makinat elektrike dhe përdorimin e energjisë diellore për të shmangur varësinë nga karburantet.

Lidhur me politikën e jashtme, Obama theksoi se lufta në Irak është afër fundit, derisa do fillojë tërheqja amerikane nga Afganistani.
XS
SM
MD
LG