Ndërlidhjet

Gifords në gjendje të mirë



Është përmirësuar gjendja e kongresistes amerikane Gabriel Gifords, e cila u qëllua në kokë javë më parë në Tuskon të Arizonës.

Mjekët e kanë cilësuar gjendjen shëndetësore të Gifords si të mirë. Burimet spitale theksojnë se Gifords mund të shkojë në një klinikë rehabilitimi.

Në sulmin e 8 janarit ku u plagos Gifords u vranë gjashtë persona dhe u plagosën 12 të tjerë.
XS
SM
MD
LG