Ndërlidhjet

logo-print

Opozita egjiptiane bën thirrje për vazhdim të protestave



Opozita në Egjipt ka bërë thirrje për protesta anti qeveritare edhe gjatë ditës së sotme.

Të martën Egjipti ka parë protestat më të mëdha në vend kundër regjimit të presidentit Hosni Mubarak në tre dekadat e fundit.

Grupi që inicioi protestat ka përdorur Facebook-un për të mbledhur njerëzit në sheshin qëndror të Kajros.

Në protestat e djeshme dy demonstrues dhe një polic kanë mbetur të vrarë.

Shtetet e Bashkuara, vend aleat i Egjiptit dhe një nga donatorët më të mëdhenj, i ka bërë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen dhe të shmangin dhunën.
XS
SM
MD
LG