Ndërlidhjet

logo-print

Lajçak ndërmjetësues për krizën në Shqipëri



Diplomati evropian Mirosllav Lajçak arrin paraditen e sotme në Tiranë për të ndërmjetësuar rreth krizës në vend. Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendore.

Sipas të njëjtave burime, shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, ka biseduar gjatë të martës me kryeministrin Sali Berisha dhe shefin e opozitës Edi Rama.

Lajçak pak kohë më parë u bë pjesë e shërbimit të ri diplomatik evropian duke qenë përgjegjës mes të tjerash dhe për Ballkanin.
XS
SM
MD
LG