Ndërlidhjet

Lajçak nisi bisedimet me Topin



Diplomati i BE-së, Mirosllav Lajçak ka nisur në këto momente një takim me presidentin e Shqipërisë Bamir Topi. Gjatë ditës ai do të takohet dhe me kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e socialistëve, Edi Rama.

Lajçak është dërguar nga BE-ja si ndërmjetës për zgjidhjen e krizës në Shqipëri.

Kriza politike në Shqipëri ka nisur nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009, por arriti kulmin me demonstratën e 21 janarit, në të cilën tre persona u vranë e dhjetëra të tjerë u plagosën.
XS
SM
MD
LG