Ndërlidhjet

HRW: Partitë të lejojnë hetimin për 21 janarin



Kryeministri Sali Berisha nuk duhet të ndërhyjë në hetimin e vrasjes së tre personave në demonstratën e 21 janarit në Tiranë, ka kërkuar Human Rights Watch.

"Komentet e kryeministrit dhe kritikat për prokuroren e përgjithshme rrezikojnë hetimin e pavarur për vrasjen e tre protestuesve", deklaroi Benjamin Uard, zëvendësdrejtor për Evropën dhe Azinë Qëndrore në HRW.

"Të gjitha partitë politike duhet ta lejojnë prokuroren të kryejë hetimet rreth sjelljes së protestuesve dhe forcave të sigurisë", theksoi Uard.

Në protestën e 21 janarit u vranë tre protestues dhe u plagosën dhjetra policë e protestues.
XS
SM
MD
LG