Ndërlidhjet

Qeveria egjiptiane nuk toleron protestat



Policia egjiptiane ka deklaruar se nuk do të tolerojë asnjë protestë gjatë ditës së sotme dhe çdokush që do të tentojë të tubohet do të arrestohet.

Deklarata e forcave të rendit vjen pas thirrjes së aktivistëve të opozitës që të mblidhen sërish sot për të protestuar kundër regjimit të Mubarakut.

Nga protestat e djeshme mbetën të vdekur dy protestues dhe një polic. Mediat raportojnë se dhe një protestues i plagosur ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Policia përdori dje gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në Kajro.
XS
SM
MD
LG