Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri: Berisha anuloi tubimin e së shtunës


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se ka anuluar tubimin e së shtunës, për të cilin kritikët frikësoheshin se mund të çonte në më tepër trazira, derisa i dërguari i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, i ka filluar takimet me liderët e këtij vendi, në përpjekje për ta zbutur krizën politike.

Pas një ftese nga Shtetet e Bashkuara, kryeministri Sali Berisha, tha se ai e anulon tubimin pro-qeveritar të planifikuar për të shtunën, raporton AP.

“Tubimi i së shtunës nuk do të mbahet pasi ka kërkesa plotësisht legale dhe logjike nga miqtë tanë dhe partnerët, të cilët po e ndjekin situatën në Shqipëri me shqetësim”, tha Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë.
XS
SM
MD
LG