Ndërlidhjet

logo-print

Milloshoski: Dialogu dhe jo protestat janë zgjidhje për Shqipërinë


“Ajo që është duke ndodhur në Shqipëri, nuk është mirë për këtë vend, por njëkohësisht është e dëmshme edhe për imazhin e gjithë rajonit”, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se polarizimi politik mund të tejkalohet përmes dialogut politik ndërmjet liderëve të partive kryesore politike në vend.

Milloshoski ka thënë se nuk pret implikime në fqinjësi dhe as në Republikën e Maqedonisë, sepse "kemi të bëjmë me një çështje të brendshme".

"Shefi i diplomacisë së Maqedonisë ka pohuar se gjatë kohës së kryesimit të Këshillit të Evropës, në bashkëpunim me kryetarin e Asamblesë Parlamentare, Davut Çavusoglu, ishte biseduar për çështjen e mospranisë së opozitës shqiptare në Parlament".

“Shpresojmë se shkallëzimi i tashëm nuk do të përsëritet. Më e mira për shtetin dhe qytetarët e Shqipërisë është të shfrytëzojnë mundësinë e takimeve të liderëve te presidenti i Republikës së Shqipërisë, ku do të bisedonin për të gjitha çështjet kontestuese”, ka thënë Milloshoski dhe ka konkluduar se “kjo është më e mirë se demonstratat në rrugë”.
XS
SM
MD
LG