Ndërlidhjet

Vestervelle: Egjipti t'i respektojë të drejtat civile


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Vestervelle, tha se Egjipti duhet t’i respektojë të drejtat e njeriut. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna, pas përleshjeve midis forcave të sigurisë dhe demonstruesve.

“Të drejtat themelore të njeriut, të drejtat civile, liria e të shprehurit, e tubimit dhe e shtypit duhet të respektohen në Egjipt. Respekti për njerëzit dhe të drejtat e tyre është mënyra më e mirë drejt stabilitetit”, ka thënë Vestervelle.

Komentet e tij vijnë pas protestave të djeshme kur policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në Kajro. Mediat raportojnë për katër të vrarë në demonstratë.
XS
SM
MD
LG