Ndërlidhjet

Berisha: Raporti i Martit - trillim racist


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur racist raportin e Këshillit të Evropës mbi dyshimet për trafikim organesh, por tha se Tirana, megjithatë, do të bashkëpunojë në çdo hetim.

“Raporti është një trillim racist, i shkruar nga racistët anti-shqiptarë”, tha Berisha në takimin e qeverisë.

“Jemi të hapur për çdo hetim që mund të kryhet në territorin e vendit tonë, edhe pse, në mënyrë të vendosur, e hedh poshtë mundësinë e trafikimit të organeve në Shqipëri dhe për më tepër ekzistimin e varrezave masive në vend”, ka thënë Berisha.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar dje rezolutën, me të cilën kërkon hetime për trafikimin e organeve në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë, siç ka akuzuar në raportin e tij deputeti zviceran, Dik Marti.
XS
SM
MD
LG