Ndërlidhjet

BBC mbyll pesë shërbime


Shërbimi botëror i BBC-së do të mbyllë pesë programee në gjuhë të huaja dhe do të shkurtojë 650 vende pune, në kuadër të përpjekjeve për kursime.

Shërbimet në gjuhen shqipe, maqedonase, portugeze dhe serbe do të mbyllen, sikurse dhe shërbomet rajonale në gjuhën angleze për Karaibet.

BBC ka vendosur të mbyllë edhe radio-programet në shtatë gjuhë, përfshirë programet në Rusi, Ukrainë, Azerbajxhan dhe Kinë, ndonëse mbulimi përmes multimedias në këto rajone do të vazhdojë.

Ministri i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg, shpjegoi para parlamentit se pse do të shkurtohen programet ruse:

"Ajo çfarë ka ndodhur në Rusi, është se audienca online është rritur 120 për qind në 12 muajt e fundit, ndërsa audienca e radios ka rënë për 85 për qind", tha Hejg.
XS
SM
MD
LG