Ndërlidhjet

Lajçak në Tiranë kërkon fundin e dhunës dhe tensioneve


Diplomati evropian Mirosllav Lajçak, në cilësinë e të dërguarit të shefes së diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, ka biseduar sot në Tiranë me kryeministrin Sali Berisha, presidentin Bamir Topi dhe shefin e opozitës Edi Rama.

“Duhet të shohim fundin e dhunës. Duhet të shohim fundin e përshkallëzimit të tensioneve”, ka thënë Lajçak, pas takimeve.

“E kam bërë të qartë se e ardhmja evropiane për Shqipërinë varet shumë nga fakti nëse liderët politikë zgjedhin të bëjnë atë që u kemi kërkuar të bëjnë dhe ta bëjnë që tani”, tha i dërguari i zonjës Eshton.

Shqipëria ka aplikuar për kandidaturën e Bashkimit Evropian para zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, të cilat janë edhe në qendër të tensioneve midis pushtetit dhe opozitës.
XS
SM
MD
LG