Ndërlidhjet

Polonia do të hetojë kontrollorët rusë


Prokurorët polakë kanë kërkuar të bëjnë hetime në kontrollorët e trafikut ajror në aeroportin Smolensk të Rusisë, ku u rrëzua aeroplani i presidentit Leh Kaçinski.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi për Zyrën e prokurorit ushtarak, Zbigniev Rzepa.

Polonia ka dënuar ashpër raportin e Rusisë për fatkeqësinë ajrore, i cili bën fajtor mungesën e trajnimit të pilotëve polakë.

Në aksidentin e 10 prillit, 2010, humbën jetën 96 persona, përfshirë presidentin polak, Leh Kaçinski.
XS
SM
MD
LG