Ndërlidhjet

Dy miliardë njerëz përdorin internetin


Kombet e Bashkuara thonë se numri i përdoruesve të internetit në mbarë botën ka arritur në 2 miliardë, ndërsa 5 miliardë është numri i abonimeve për telefona celularë.

Shifrat i bëri të ditura kreu i Unionit të Telekomunikacionit Ndërkombëtar në OKB, Hamadoun Tour.

Në fillim të vitit 2000 kanë qenë 500 milionë shfrytëzues të telefonisë celulare në nivel global dhe 250 milionë përdorues interneti. 57 për qind e këtyre të fundit janë në vendet në zhvillim.

Të dhënat tregojnë se numri më i madh i përdoruesve të internetit gjendet në Evropë.
XS
SM
MD
LG