Ndërlidhjet

BE: Marti të dërgojë dëshmi të pranueshme në gjykatë


Bashkimi Evropian sot u është përgjigjur sugjerimeve nga raporti i miratuar i Dik Martit në Këshillin e Evropës, se nuk ka bërë aq sa është dashur që t’i hetojë akuzat kundër kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke kërkuar që të dërgohen prova.

Në raportin e Martit kërkohet që misioni i BE-së për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, t’i hetojë këto akuza.

Por, zyrtarët e BE-së i kanë kundërshtuar sugjerimet se kanë dështuar ta bëjnë këtë.

“Për këtë neve na duhet dëshmi, që është e pranueshme në gjykatë”, tha Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton.

Më tutje, zëdhënësja Kocijançiq u tha gazetarëve në Bruksel se "misioni EULEX i ka dërguar Martit dy letra duke kërkuar evidencë” dhe shtoi se “kontaktet po vazhdojnë”.
XS
SM
MD
LG