Ndërlidhjet

Në Kurdistan zbulohet fushë e re gazi


Kompania kanadezo-britanike “Heritage Oil” tha se ka zbulur një fushë të madhe gazi në rajonin Kurdistan të Irakut, e cila është ndër më të mëdhatë në vend.

Përmes një deklarate, kompania bën të ditur se fusha e re, e quajtur Miran, ka rreth 348 miliardë metra kub rezerva të gazit.

“Heritage Oil” shprehu pakënaqësinë për mosgjetjen e depozitave të naftës në Miran, ashtu siç pritej më parë. Për pasojë, aksionet e kësaj kompanie kanë rënë sot për 18 për qind.
XS
SM
MD
LG