Ndërlidhjet

Rusia: Sulmi në internet kundër Iranit ka mundur të jetë shkatërrues


Rusia thotë se sulmi aktual në Internet kundër programit atomik të Iranit, ka mundur të shkaktoj katastrofë bërthamore në nivelin e asaj të Çernobilit, në vitin 1986.

Ambasadori i Rusisë në NATO, Dmitri Rogozin, tha se virusi, që e goditi sistemin kompjuterik në reaktorin Bushehr në Iran, ka shkaktuar që centrifuga të dalë jashtë kontrollit.

Ai i ka bërë thirrje NATO-s që të zhvilloj hetime.

Zyrtarët kanë thënë se reaktori do ta filloj prodhimin e energjisë në muajt e parë të këtij viti, që është vonesë prej disa muajve, për shkak të përhapjes së virusit kompjuterik, i njohur si Stuksnet, për të cilin mendohet se kryesisht, ka pasur ndikim në Iran.
XS
SM
MD
LG