Ndërlidhjet

KMDLNJ: KEK-ut dhe Termokosi i shantazhojnë konsumatorët


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, thotë se që nga fillimi i këtij viti, ka vërejtur “një papërgjegjësi të menaxhmentit të Termokosit dhe KEK-ut”.

Mëtutje, në kumtesën e KMDLNJ-së, theksohet se këto dy kompani publike “janë duke e shantazhuar konsumamtorin në njërën anë, e në anën tjetër edhe institucionet qendrore dhe komunale”.

Ky këshill thotë se e “dënon ashpër ndërprerjen me furnizim me rrymë të kategorive sociale në lagjen Fusha e Pajtimit” dhe se këto veprime të kompanive publike, sidomos të KEK-ut dhe Termokosit, janë “shkelje e rëndë e të drejtave dhe lirive të njeriut”.
XS
SM
MD
LG