Ndërlidhjet

Tiranë: Kryesuesi i OSBE-së përpiqet t’i ulë tensionet


Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), është në Tiranë, në përpjekje për t’i ulur tensionet e krizës politike, pas protestave të opozitës, nga të cilat mbetën të vrarë 3 vetë.

Pritet që zoti Audronis Azubalis, ministër i jashtëm i Lituanisë, më vonë gjatë ditës, të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, liderin opozitar, Edi Rama, dhe presidentin Bamir Topi.

Përkundër thirrjeve ndërkombëtare për përmbajtje, Partia Socialiste opozitare, ka paraparë mbajtjen e demonstatës së re këtë të premte.

Dje kryeministri Sali Berisha, tha se anulohet tubimi i mbështetësve të Partisë Demokratike në qeveri, që ishte i paraparë për të shtunën.
XS
SM
MD
LG