Ndërlidhjet

Egjipt: Vazhdojnë protestat, ElBaradei arrinë në Kajro


Në disa pjesë të Egjiptit sot, ditën e tretë me radhë, janë mbajtur demonstratat kundër qeverisë. Nga këto demonstrata janë vrarë së paku gjashtë vetë.

Raportohet se afro 600 protestues sot janë përleshur me policinë në qytetin lindor, Ismailia.

Lëvizja e të rinjëve, 6 Prilli, që ishte njëri nga organizatorët kryesorë të protestave, ka përdorë faqen Twitter në Internet për përhapjen e lajmeve, se protestat janë zhvilluar përsëri në qytetet veriore, Tanta dhe Aleksandria.

Kjo lëvizje, ka bërë thirrje për demonstrata masive për nesër, pas faljes së xhumasë.

Qeveria u ka tërhequr vërejtjen demonstruesve kundër asaj që ajo e ka cilësuar si “agjendë e fshehtë” e lëvizjes opozitare Vëllazëria Islamike.

Njëherësh, personaliteti i njohur opozitar, Mohamed ElBaradei, ish shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, sot është nisur për në Kajro, duke thënë se ishte “gati ta udhëheq tranzicionin në Egjipt”.
XS
SM
MD
LG