Ndërlidhjet

Kosovë: Qeveria e dënon sulmin në fshatin Oprashk


Qeveria e Kosovës e “dënon sulmin ndaj një qytetari të kthyer, që ndodhi në fshatin Oprashk të komunës së Burimit (Istogut)”, thuhet në një kumtesë të qeverisë.

Mëtutje në kumtesë theksohet se qeveria do ta vazhdoj përkushtimin e saj “për të krijuar ambient tolerant dhe mirëkuptues, duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve për të jetuar të lirë në pronat e veta dhe për të rritur bashkëpunimin ndëretnik”.

Qeveria e Kosovës thotë se ky sulm është një akt i patolerueshëm dhe dënohet edhe nga të gjithë qytetarët e Kosovës.

Poashtu, kërkohet që “të identifikohen aktorët e këtij sulmi dhe ata të nxirren para organeve të drejtësisë”.
XS
SM
MD
LG