Ndërlidhjet

Shqipëri: Policia thotë se protesta e nesërme është kërcënim


Policia e Shqipërisë thotë se nuk mund të fajësohet nëse shpërthen më tepër dhunë në protestën kundër qeverisë të planifikuar për nesër, një javë pasi nga një protestë, që përshkallëzoi në dhunë, mbetën të vrarë tre vetë.

Mëtutje, nëpërmjet një kumtese, policia thotë se protesta e nesërme e socialistëve opozitarë është “kërcënim për sigurinë kombëtare, rendin publik, parandalimin e krimit dhe për të drejtat e njeriut”.

Nga ana tjetër, në Tiranë gjenden zyrtarë të lartë të OSBE-së, që nëpërmjet bisedave me liderët më të lartë, po përpiqen t’i ulin tensionet dhe ta qetësojnë krizën politike.

Përkundër thirrjeve ndërkombëtare për përmbajtje, Partia Socialiste opozitare, ka paraparë mbajtjen e demonstatës së re këtë të premte.

Njëri nga udhëheqësit e kësaj partie, Besnik Baraj, tha se gjatë këtij tubimi “viktimat do të nderohen në heshtje dhe se lulet dhe qirinjët do të jenë mjetet e demonstratës”.

Dje kryeministri Sali Berisha, tha se anulohet tubimi i mbështetësve të Partisë Demokratike në qeveri, që ishte i paraparë për të shtunën.
XS
SM
MD
LG