Ndërlidhjet

logo-print

Beograd: I dyshuari për vrasjet në Qyshk u ekstradua në Serbi


Njëri nga të dyshuarit kryesorë për krime të luftës kundër civilëve shqiptarë në fshatin Qyshk të Kosovës, dhe ish pjesëtari i njësisë “Shakalli”, Zoran Obradoviq Bubica, nga Gjermania është esktraduar në Serbi, ka njoftuar ministria e drejtësisë e Serbisë.

I dyshuari Obradoviq, më 21 të këtij muaji, në përcjellje të policisë së Interpolit, është dërguar në Serbi, pasi qeveria e Gjermanisë e ka miratuar ekstradimin e tij, sipas kërkesës së ministrisë së drejtësisë së Serbisë.

Elstradimin e tij Serbia e ka kërkuar për shkak të dyshimit se ka marrë pjesë në krimin e luftës në fshatin Qyshk afër Pejës në Kosovë, në vitin 1999, dhe për rastin e disa banditizmave, që ndodhen në gjykatat serbe, raportojnë mediat beogradase.

Sipas aktakuzës, pjesëtarët e njësisë “Shakalli” , më 14 maj 1999, i kanë vrarë 44 civilë shqiptarë, i kanë shkatërruar dhe djegur më se 40 shtëpi, ndërsa i kanë dëbuar afro 400 civilë shqiptarë, gra, fëmijë dhe të moshuar, duke u marrë atyre të holla dhe gjëra të tjera me vlerë.
XS
SM
MD
LG