Ndërlidhjet

Tiranë: Opozita sërish proteston



Shqipëria sot do të shohë edhe një tubim antiqeveritar. Mbështetësit e Partisë Socialiste në opozitë planifikojnë të marshojnë në Tiranë për t'i nderuar tre protestuesit që u vranë një javë më parë.

Policia ka paralajmëruar se "nuk mund të garantojë" mbarëvajtjen e tubimit.

Të shqetësuara nga dhuna e mundshme, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe OSBE-ja u bënë thirrje socialistëve ta rishqyrtojnë vendimin për tubimin.

OSBE-ja ftoi kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e socialistëve Edi Rama t'i kthehen dialogut.
XS
SM
MD
LG