Ndërlidhjet

logo-print

Droga katapultohet nga Meksika në SHBA



Trafikantët e drogës e shfrytëzojnë shpikjen e lashtë - katapultin, si mënyrë e re për ta kaluar marihuanën nga Meksika në shtetin amerikan të Arizonës.

Zbulimi i dy "katapultëve të drogës" në shtetin kufitar meksikan Sonora, është zhvillimi më i ri në luftën e tregtarëve të drogës me autoritetet kufitare në Meksikë dhe SHBA.

Pjesëtarët e Gardës Kombëtare amerikane, të cilët e mbikqyrin një pjesë të kufirit, kishin vërejtur javën e kaluar disa njerëz që ishin duke përgatitur katapultin, me të cilin i hedhin paketat përtej gardhit kufitar.
XS
SM
MD
LG