Ndërlidhjet

Johanesburgu: S'ka arsye për panik për Mandelën



Qeveria e Afrikës së Jugut konfirmoi se ish presidenti dhe ikona e kohës së aparthejdit Nelson Mandela u është nënshtruar testeve të specializuara në spital, por nuk është në rrezik.

Nënpresidenti Kgalema Motlante tha se nga pikëpamja "mjekësore nuk ka nevojë për panik".

Të mërkurën, zyra e 92 vjeçarit Mandela tha se ai po u nënshtrohet testeve të zakonshme, ndërsa mediat raportuan se ai vuan nga problemet me frymëmarrjen.

Mandela, presidenti i parë i zi i zgjedhur, kaloi 27 vjet në burg ku vuajti nga tuberkuloza.
XS
SM
MD
LG