Ndërlidhjet

Uashingtoni e Pekini diskutojnë çështjen koreane


I dërguari i Shteteve të Bashkuara për çështjet koreane po viziton Pekinin – aleatin e Penjanit – në përpjekje për të qetësuar tensionet në gadishull.

Zëvendëssekretari i Shtetit, Xhejms Stajnberg, u takua me zyrtarin e lartë të politikës së jashtme kineze, Dai Binguo.

Uashingtoni do që Pekini të përdorë ndikimin e tij për të bindur Korenë Veriore që t’u japë fund provokimeve dhe të kthehet në bisedimet e çarmatimit.
XS
SM
MD
LG