Ndërlidhjet

Britania dhe Gjermania kërkojnë sanksione ndaj Bjellorusisë


Britania dhe Gjermania kanë bërë thirrje për sanksione të ashpra ndaj regjimit të presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko.

Në një editorial të përbashkët, sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Hejg, dhe homologu i tij gjerman, Guido Vestervelle, thonë se Bashkimi Evropian duhet të veprojë kundër asaj që ata quajnë “krizë serioze në fqinjësinë evropiane“.

Dy zyrtarët thonë se do të kërkojnë sanksione të ashpra kundër Miskut në takimin e ministrave të jashtëm evropianë, që mbahet javën e ardhshme.

Editoriali u botua në Wall Street Journal dhe në të përditshmen gjermane Sueddeutsche Zeitung.

Lukashenko u rizgjodh në zgjedhjet e dhjetorit, për të cilat vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se ishin të manipuluara. Qindra persona u arretsuan në protestat që i pasuan ato.
XS
SM
MD
LG