Ndërlidhjet

logo-print

Rusia nuk i pranon akuzat polake për rrëzimin e aeroplanit



Zëvendëskryeministri rus i tha Polonisë se ligji ndërkombëtar e shfajëson Rusinë se kontrollorët e trafikut ajror kanë qenë fajtorë për rrëzimin e aeroplanit ku e humbi jetën presidenti Leh Kaçinski dhe 95 të tjerë në 10 prill, 2010, afër qytetit rus Smolensk.

Sergei Ivanov i tha televizionit shtetëror polak se janë të gabuara pretendimet se kontrollorët e trafikut ajror në Rusi kanë dështuar ta njoftojnë ekuipazhin për kushtet klimatike.

Ivanov tha se kontrollorët e kanë bërë punën e tyre si duhet por "nuk kanë të drejtë të ndalojnë zbritjen sipas ligjit ndërkombëtar".
XS
SM
MD
LG