Ndërlidhjet

logo-print

Policia përleshet me protestuesit në Kairo



Raportet thonë se policia në qendër të Kairos ka përdorur vrushkuj uji dhe gaz lotsjellës për t'i shpërndarë protestuesit, të cilët kërkojnë përmbysjen e presidentit Hosni Mubarak.

Korrespondentët thonë se protestuesit hodhën gurë ndaj policisë dhe ngjitën postere të Mubarakut.

Përleshja ka ndodhur afër xhamisë në qendër të Kairos, ku laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Mohamed ElBaradei merr pjesë në faljen e së premtes.

Raportohet se policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për t'i shpërndarë protestuesit në Aleksandri.
XS
SM
MD
LG