Ndërlidhjet

EULEX-i nis hetimet për akuzat e Martit



"EULEX-i i merr shumë seriozisht pohimet e bëra në raportin e Këshillit të Evropës përgatitur nga Dik Marti. EULEX-i i ka kapacitetet, ekspertizën, lokacionin dhe juridiksionin për ta bërë shqyrtimin gjyqësor. Ne jemi të gatshëm dhe në gjendje që ta marrim përsipër këtë përgjegjësi. Si një hap teknik fillestar, prokurorët e EULEX-it i kanë nisur hetimet e para."

Qëndrimi i mësipërm i misionit evropian bëhet i ditur përmes një komunikate për shtyp.

Më tej në komunikatë kërkohet nga të gjithë, përfshi dhe Martin, që t'i paraqesin dëshmitë lidhur me akuzat. "Si një mision për sundimin e ligjit, ne punojmë në bazë të fakteve dhe dëshmive. Pa dëshmi nuk mund të bëhet ndjekja penale. Nëse i pranojmë këtë lloj të informatave, prokurorët tanë janë të gatshëm ta nisin punën menjëherë", përfundon deklarata e EULEX-it.

XS
SM
MD
LG