Ndërlidhjet

EULEX-i nis hetimet për akuzat e Martit


Pjesëtarë të EULEX-it (Foto ilustruese)
Pjesëtarë të EULEX-it (Foto ilustruese)
"EULEX-i i merr shumë seriozisht pohimet e bëra në raportin e Këshillit të Evropës përgatitur nga Dik Marti. EULEX-i i ka kapacitetet, ekspertizën, lokacionin dhe juridiksionin për ta bërë shqyrtimin gjyqësor. Ne jemi të gatshëm dhe në gjendje që ta marrim përsipër këtë përgjegjësi. Si një hap teknik fillestar, prokurorët e EULEX-it i kanë nisur hetimet e para."

Qëndrimi i mësipërm i misionit evropian bëhet i ditur përmes një komunikate për shtyp.

Më tej në komunikatë kërkohet nga të gjithë, përfshirë dhe Dik Martin, që t'i paraqesin dëshmitë lidhur me akuzat.

"Si një mision për sundimin e ligjit, ne punojmë në bazë të fakteve dhe dëshmive. Pa dëshmi nuk mund të bëhet ndjekja penale. Nëse pranojmë këtë lloj të informatave, prokurorët tanë janë të gatshëm ta nisin punën menjëherë", përfundon deklarata e EULEX-it.
XS
SM
MD
LG