Ndërlidhjet

logo-print

Protestat përfshijnë Jordaninë



Mijëra jordanezë kanë demonstruar në Aman dhe në qytete të tjera të Jordanisë pas faljes së të premtes. Kërkesat kryesore janë reformat ekonomike e politike si dhe largimi i qeverisë.

Rreth 3000 jordanezë kanë marshuar në qendër të Amanit duke mbajtur në duar flamuj kombëtarë dhe duke hedhur parulla në mbështetje të protestuesve në Egjipt.
Policia raporton se rreth 2000 njerëz janë mbledhur në Irbid dhe Karak në përgjigje të thirrjes së bërë nga lëvizja “Vëllazëria Islame”.

Kjo është e premtja e tretë me radhë në Jordani ku po organizohen protesta anti-qeveritare të frymëzuara nga zhvillimet në Tunizi dhe në Egjipt. Mbreti Abdullah i Jordanisë ka premtuar disa reforma.
XS
SM
MD
LG