Ndërlidhjet

Tiranë: Fillon marshimi i opozitës



Ka filluar në Tiranë manifestimi i Partisë Socialiste, i cili sipas drejtuesit të saj Edi Rama, është në shenjë nderimi për protestuesit e vrarë më 21 janar.

Manifestimi ka nisur nga selia e Partisë Socilaiste. Në rradhët e para të pjesëmarrësve janë deputetët socialistë, të cilët mbajnë në duar tufa me lule.

Gjatë protestës së sotme nuk do të ketë fjalime dhe parrulla. Parrulla e vetme është në vendin ku u vranë tre veta në 21 janar, ku shkruhet në shqip dhe në anglisht fjala "Drejtësi".

Policia është vendosur në institucionet kyçe, siç janë kryeministria dhe kryesia e Kuvendit. Javën e kaluar kryeministria ishte cak i dhunës së protestuesve.
XS
SM
MD
LG