Ndërlidhjet

Jagland shpreson se drejtësia do funksionojë në Kosovë



"Bashkimi Evropian ka deklaruar se EULEX-i do t'i marrë seriozisht akuzat e paraqitura në raportin e Dik Martit. Kam marrë një letër nga zoti Thaçi që thotë se do të bashkëpunojë me EULEX-in. Shpresoj që kjo të funksionojë. Këto akuza nuk mund të mbeten pa përgjigje", tha Torbjorn Jagland.

Jagland, kryesuesi i Këshilit të Evropës, i ka bërë komentet në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.

Jagland tha se ishte ende herët të thuhej çfarë hapash do të merreshin nëse akuzat e Martit mbeteshin thjesht në letër. Ai shtoi se raporti i vitit 2006 i Dik Martit mbi burgjet sekrete të CIA-s në Evropë pati ndikim.
XS
SM
MD
LG