Ndërlidhjet

Shkup: LSDM-ja largohet nga parlamenti



Partia më e madhe opozitare, Lidhja Social-Demokrate braktisi sot Parlamentin për një afat të pacaktuar duke drejtuar akuza ndaj maxhorancës.

Udhëheqësi i forcës më të madhe opozitare në Maqedoni, Branko Cërvenkovski theksoi se nuk ka për qëllim të marrë pjesë në punimet e Parlamentit për t'i dhënë legjitimitet kësaj qeverisje.

Cervenkoski theksoi se bojkotimi i Parlamentit po bëhet pas ngjarjeve të fundit me televizionin A1, ku gjykata vendosi ngrirjen e llogarive bankare të këtij televizioni dhe të gazetave që janë në pronësi të biznesmenit Velija Ramkovski. Ky i fundit është arrestuar në operacionin “Rrjeta”, nën akuzat për fshehje tatimesh dhe dëme të buxhetit shtetëror.

“LSDM-ja nuk ka për qëllim që t'i jap legjitimitet kësaj qeverisje jodemokratike dhe jopopullore. Prej sot nuk do të marrim pjesë në punën e Parlamentit”, theksoi Cërvenkovski.
XS
SM
MD
LG