Ndërlidhjet

Irani ekzekuton me varje “trafikanten e drogës”


Autoritetet në Teheran kanë ekzekutuar me varje një grua iraniane, pasi ishte shpallur fajtore “për shitje dhe posedim të drogës”.

Mediat shtetërore citojnë Zyrën e Prokurorit të ketë thënë se bëhet fjalë për Zahra Bahramin, e cila gjithashtu kishte shtetësi holandeze.

Zyrtarët holandezë kanë thënë se Republika Islamike ka refuzuar qasjen e Ambasadës së Holandës te Bahrami, meqë Qeveria e Iranit nuk njeh shtetësinë e dyfishtë.
XS
SM
MD
LG