Ndërlidhjet

Perëndimi ndihmon opozitën bjelloruse


Polonia do të jetë nikoqire e konferencës për mbledhjen e fondeve, në ndihmë të lëvizjeve opozitare në Bjellorusi.

Ministria e Jashtme tha se takimi i 2 shkurtit do të përfshijë përfaqësues të të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të shteteve kandidate të BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësja e kryediplomates evropiane, Kethrin Eshton, i tha Radios Evropa e Lirë se blloku po përgatitet për vendosjen e një ndalese të gjerë të udhëtimit për zyrtarët bjellorusë.

Ky hap vjen pas zgjedhjeve të kontestueshme presidenciale në Bjellorusi, të cilat u pasuan me protesta dhe me arrestimin e qindra aktivistëve, përfshirë përfaqësues të opozitës.

Masa e bllokut 27-anëtarësh pritet të konkretizohet në takimin e së hënës të ministrave të jashtëm.
XS
SM
MD
LG