Ndërlidhjet

El Baradei: Mubarak të shkojë


Disidenti egjiptian, Mohamed El Baradei, tha se presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, "duhet të shkojë".

Laureati i Çmimit Nobel për Paqe e bëri këtë thirrje në intervistën për kanalin televiziv France 24, derisa protestuesit kanë mbushur rrugët e Egjiptit për të pestën ditë me radhë.

Protestat e sotme vijnë pavarësisht adresimit të Mubarakut, me ç'rast shkarkoi kabinetin e tij dhe premtoi hapa të rinj drejt demokracisë, në përpjekje për qetësimin e krizës në vend.
XS
SM
MD
LG