Ndërlidhjet

logo-print

Shpërbëhet qeveria e Egjiptit, protestat vazhdojnë


Kabineti qeveritar i Egjiptit ka dhënë zyrtarisht dorëheqje, njoftoi televizioni shtetëror i vendit.

Ky hap vjen pas premtimit të presidentit Hosni Mubarak për shpërbërje të qeverisë në fjalimin e tij drejtuar kombit.

Mubarak tha se do të vazhdojë të mbetet në detyrë, përkundër thirrjeve të protestuesve për largimin e tij.

Pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve ushatarke për respektim të shtet-rrethimit, mijëra persona vazhdojnë të protestojnë në disa qytete të Egjiptit, përfshirë Kajron dhe Aleksandrinë.
XS
SM
MD
LG