Ndërlidhjet

Irani përkrah protestuesit në Egjipt


Zyrtarët iranianë i kanë bërë thirrje Egjiptit të respektojë kërkesat e protestuesve dhe të shmangë dhunën ndaj tyre.

“Të shmanget çdo shtypje e dhunshme nga forcat policore të sigurimit kundër valës së zgjimit islamik, e cila ka marrë formën e një lëvizjeje popullore në këtë vend”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme iraniane.

Lidhjet ndërmjet Teheranit dhe Kajros janë ndërprerë në vitin 1980, pas revolucionit islamik në Iran.
XS
SM
MD
LG