Ndërlidhjet

SHBA-të dhe BE-ja rikërkojnë përmbajtje nga Egjipti


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë përsëritur thirrjet për përmbajtje dhe reforma në Egjipt.

“Derisa protestuesit mbesin në rrugët e Egjiptit, ne jemi të shqetësuar për mundësinë e dhunës dhe përsëri kërkojmë përmbajtje nga të gjitha palët”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli.

BE-ja ka dërguar mesazh të ngjashëm për autoritetet egjiptiane, ndërsa u ka bërë thirrje atyre për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë.

Presidenti i BE-së, Herman Van Rompej, tha se blloku është “thellësisht i shqetësuar” nga dhuna në Egjipt. Ai shfaqi shpresën se premtimet e Mubarakut për reforma “do të përkthehen në veprime konkrete”.

Protestat kundër regjimit të presidentit Hosni Mubarak kanë vazhduar edhe sot, ndërsa qeveria e vendit është shpërbërë.
XS
SM
MD
LG